Shqipëria prej një vendim pozitiv në tetor për hapjen e negociatave thotë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Në një postim pas takimit me Frederica Mogherinin dhe ministrin e Jashtëm të Finlandës Haavisto në kuadër të takimit informal të Ministrave të Jashtëm të BE në Helsinki, Cakaj shkruan:
“Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal ishte në fokus të takimit me ministrat e Jashtëm të vendeve të BE. Shqipëria do të vijojë angazhimin e saj në rajon dhe pret një vendim pozitiv për të hapur bisedimet e pranimit në tetor.”
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Helsinki ka një agjendë të ngjeshur takimesh bilaterale me homologët e tij të vendeve të BE-së, për të diskutuar mbi pritshmërinë për një vendim pozitiv nga Këshilli në tetor 2019 për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.