Cakaj takon ambasadoren Yuri Kim

0
19

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim kortezie Ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim. Kryediplomati Cakaj, në një reagim në llogarinë e tij në facebook, shprehu se gjatë takimit me Ambasadoren Kim u diskutuan gjerësisht çështje që lidhen me angazhimin e Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e ulëses jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit në vitin 2022.

“Mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e brendshme dhe forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. SHBA-ja është partner i pazëvendësueshëm politik e strategjik për Shqipërinë!”, përfundoi Cakaj postimin e tij.