Cakaj uron Osmanin: Kryediplomati i parë shqiptar në RMV, rrisim dinamikën për anëtarësim në BE

0
15
Karin Kneissl empfängt Gent Cakaj (S.E. des Außenministers der Republik Albanien) für einen Arbeitsbesuch, 26. April 2019, Wien
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm në detyrë Genc Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin shqiptar të Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, Cakaj shkruan se Osmani është kryediplomati i parë shqiptar në Maqedoni, dhe se me të në krye do forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve dhe do rritet dinamika për anëtarësim në BE.

Postimi i Cakajt në Facebook

Sot kam zhvilluar një bisedë me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani 🇦🇱🇲🇰!

Z. Osmani i kam uruar suksese të pamatshme në mandatin e tij historik si kryediplomati i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Për më shumë, pasi ka shërbyer si zv. Kryeministër dhe Kryenegociator, ai merr përsipër edhe një përgjegjësi tjetër historike – udhëheqjen politike dhe diplomatike të negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Me Bujarin në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, ne do të vazhdojmë punën për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, forcim të bashkëpunimit rajonal e rritjen të dinamikës politike për anëtarësim në BE.

Zjarr Tv Ad