Çaktivizohet një bombë që mund të hidhte në erë tubacionin e gazsjellësit TAP K

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Thanas Mustaqi

Kalimi i tubacioneve të naftë-apo-gazsjellësve në Adriatik shfaq një sërë problemesh, pasi ky det është shndërruar gjatë Luftërave Botërore I dhe II në një varrezë anijesh të mbytura nga minat apo “magazinash” predhash të pashpërthyera. Megjithëse shumë herë është bërë pastrimi i Adriatikut, ka ende mjete shpërthyese të paplasura apo të pazbuluara. Kështu ndodhi në rastin e shtrimit të tubacionit të gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline), ku u shmang një mundësi aksidenti të papërfytyrueshëm për pasojat.
Në vazhdimësi të bashkëpunimit me kompaninë e gazsjellësit ndërkombëtar TAP, të martën, më 9 korrik 2019, rreth orës 6:00 të mëngjesit, në rrugëkalimin detar të TAP-it, nisi operacioni për nxjerrjen, zhvendosjen dhe asgjësimin e një shtimje artilerie 150 mm, njoftoi më 10 korrik 2019 komanda e Forcës Detare (FD) në Plepa të Durrësit. Drejtues i këtij operacioni ishte komandanti i shërbimit hidrografik të FD-së kapiten i rangut III Alfred Velaj.
Në operacion morën pjesë 2 motovedeta, 2 gomone, qendra e zhytjes dhe shërbimi hidrografik i, ekipi EOD (Explosive Ordnance Disposal – asgjësimi i mjeteve shpërthyese) i komandës mbështetëse të Forcave të Armatosura, si dhe një anije italiane e kontraktuar nga TAP-i.
Asgjësimi i predhës u krye me sukses në kanalin verior të gjirit të Vlorës me shpërthim, në thellësinë 29 m. Ky operacion zgjati dy ditë.

 

Zjarr Tv Ad