Caktohet data për shpalljen e vendimit për Fatos Tushen

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme cakton datën 29 korrik ora 13:00 për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe dhe të bashkëpandehurve të tij. Ditën e sotme, avokatët e të pandehurve përfunduan paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, ku kërkuan pafajësi për klientët e tyre.

Në pretencë, Prokurorët e Posaçëm kanë kërkuar dënimin e Tushes me 3 vjet e 4 muaj burg. Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku i arrestuar në korrik të vitit të kaluar duhet të fajësohet për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim të detyrës” në dy raste.

Zjarr Tv Ad