Calavera vlerëson rolin e shoqërisë civile në vetting, nuk komenton krizën

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefja e ONM-së gjatë vizitës dyditore në Tiranë i dha mbështetjen shoqërisë cilive, duke e cilësuar si vendimtare në realizimin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Genoveva Calavera shmangu interesin e medias për t’u përgjigjur në lidhje me situatën politike në vend.

Zyrtarja e Lartë e Brukselit nuk ka preferuar të flasë mbi situatën politike dhe ecurinë e reformës në drejtësi 3 muaj para vendimit për hapjen e negociatave.

Genoveva Calavera ka zgjedhur që të gjitha shetqësimet e unionit në lidhje me Shqipërinë t’i paraqesë në takimet kokë më kokë me lideret e politikës.

Bashkimi Europian i ka dhënë të gjithë besimin shoqërisë civile, pa të cilën nuk do të ishte bërë i mundur procesi i vettingut sipas drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian.

Genoveva Calavera: Çdo qeveri demokratike duhet të dëgjojë kritikat e shoqërisë civile. Autoritetet duhet të hapin rrugë për dialog, për reforma me të gjithë aktorët e shoqërisë civile. Procesi i vettingut nuk do të ishte i mundur pa rolin dhe monitorimin e këtyre aktorëve.

Gjatë vizitës së saj dy ditore, shefja e ONM-së Genoveva Calavera ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, me Ministren e Drejtësisë, me përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të KLP-së me fokus reformën në drejtësi.

Zjarr Tv Ad