Cana: Nuk e shoh veten si trajner të Kombëtares

0
9
VIENNA, AUSTRIA - MARCH 26: Lorik Cana of Albania looks on during the international friendly match between Austria and Albania at the Ernst Happel Stadium on March 26, 2016 in Vienna, Austria. (Photo by David Rogers/Getty Images)
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë tifozët e Kombëtares kuqezi ëndërrojnë një ditë ta shohin Lorik Canën në krye të stolit të Shqipërisë. Por rekordmeni i përfaqësueses sonë nuk e ka ndëmend diçka të tillë. I pyetur nga gazeta franceze “Le Parisien” për të ardhmen e tij, Cana “zhgënjen” tifozët kuqezi, kur thotë se nuk e imagjinon veten në këtë detyrë.

“Shumë njerëz në Shqipëri më imagjinojnë në këtë post. Por nuk më tërheq më edhe aq shumë. Unë duhet të dëgjoj zemrën time dhe t’i përgjigjem dëshirave që kam. Nuk mund të parashikosh kurrë të ardhmen, por sot për sot, unë e shoh veten më shumë të orientuar drejt një karriere prej drejtuesi”.

 

Zjarr Tv Ad