Candice shkëlqen përpara se të bëhet mama

0
395
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në janar njoftoi se po priste të sillte në jetë djalin e saj të dytë. Por, përpara se të shfaqeshin shenjat e para të shtatzënisë, “engjëlli” i “Victoria’s Secret”, 29-vjeçarja Angel Candice Swanepoel tregoi edhe njëherë linjat e saj të mrekullueshme, teksa pozonte për gamën më të re të veshjeve të plazhit, “Tropic C”. Supermodelja afrikano-jugore, e cila i ka shkrepur fotot përpara se të mbetej shtatzënë, shfaqet e mrekullueshme me bikinit e reja, që theksojnë belin e saj të ngushtë. Ndërsa pjesa e sipërme e bikinit tërhoqi vëmendjen për modelin e shkëputur ta pjesa e poshtme, e me një dekolte të theksuar, gjë që i mundësonte modeles të tregonte lëkurën e saj “të artë”. Fushata e re e yllit të pasarelave vjen vetëm një muaj pasi ajo zbuloi për mediet se priste një fëmijë të dytë, konkretisht më 22 janar, përmes një videoje në Instagram, ku shfaqej djali i saj njëvjeçar Anacã teksa i puthte barkun. Postimi u shoqërua edhe me togfjalëshin “djemtë e mi” e mori si gjithmonë shumë pëlqime. Candice është në një lidhje me babain e fëmijëve, modelin brazilian Hermann Nicoli, që prej vitit 2015, me të cilin thuhet të jetë takuar në Paris kur ajo ishte vetëm 17 vjeç. Për herë të parë në një shfaqje të “Victoria’s Secret” ajo ka dalë në Los Angeles në vitin 2007. Vetëm 3 vite më pas, marka e famshme e veshjeve intime për femra e përfshiu atë mes “engjëjve” të tjerë.

Zjarr Tv Ad