Çani i nxjerr Ramës videon me Lefter Kokën: E ç’a ka këtu? Bënte zullume pas shpine

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“E ça ka këtu?” Ky ishte reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama i pyetur për videon e famshme me Lefter Kokën ku në avujt e gotave të verës ftonin Nasip Naçon. Por Rama e ka shitur Kokën duke thënë në emisionin Zonë e Lirë të Arjan Çanit se e kishte mik kur punonin bashkë, por ai mbante përgjegjësi për punët e tij.

“E ke shumë gabim. Unë jam në marrëdhënie super miqësore me të gjithë ata që punoj, por ua kam bërë të qartë atyre që punoj që punët e skudarës janë punët e secilit prej ju. Nëse dikush shkel në dërrasë të kalbur i takon atij të merret.

Nëse ai ka shkelur apo nuk ka shkelur në dërrasë të kalbur i takon drejtësisë. Kushdo që ka bërë zullum, e ka bërë individual dhe do përgjigjet për çfarë ka bërë” – tha Rama për Lefter Kokën dhe madje e ka nxjerrë veten jashtë kësaj historie.

“Pse njëri bënte zullume pas shpine… unë nuk di gjë për vendimet që janë marrë. Unë nuk merrem me procedurën dhe di që nuk ka pasur kontestime. Di dhe që veprat janë aty. Inceneratorët janë sukses i qeverisë” – tha Rama.

Zjarr Tv Ad