Capello: Ronaldo ka humbur shpejtësinë, ja çfarë duhet të bëj

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej kohësh një nga trajnerët më të suksesshëm italian, Fabio Capello këmbëngul se Cristiano Roanldo duhet të ndryshoj rol për tu rikthyer i frikshëm si dikur.

Pas takimit në Champions League mes Juventusit dhe Atketico Madridit, ish-trajneri i Milanit u shpreh:

“Cristiano ka nisur të vuajë markimet. Shihni vetëm aksionin e fundit personal ndaj Atletikos… Ronaldo i periudhës së Realit të Madridit do të kishte synuar portën, në kundërsulm e sipër, por ai menjëherë rrethohet nga dy kundërshtarë.

Arsyeja është se Ronaldo ka humbur shpejtësinë, atë sprintin me të cilin digjte dikë. Prandaj, unë këmbëngul se ai duhet të nisë të luajë në qendër të zonës. Fakti që i tërheq gjithmonë mbrojtësit dhe që di të lëvizë si askush tjetër brenda zonës, do ta bënte atë bomberin më të frikshëm në qarkullim, sigurisht duke u nisur nga jashtë zone”.

Zjarr Tv Ad