Reperi i njohur shqiptar, Capital T, së fundmi i është bashkuar një iniciative me hoxhë Halil Kastratin, për tu dalë në ndihmë njerëzve në nevojë.
Reperi është ndër artistët e paktë që po merr iniciatva për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Këtë mision dyshja e kanë përmbushur, ndërsa disa fotografi nga aksioni i ndërmarrë, Capital T ka publikuar disa fotografi për fansat në rrjetin social Instagram.
Por, kritikuesit nuk mungojnë dhe për të gjithë ata që kanë fjalë negative për këto iniciativa të reperit, ai ka disa fjalë ku në instastory reperi ndër të tjera ka thënë:
“Për krejt ata njerëz të ligë që iu pengon bamirësia ime, e ata të cilët kanë shpirt me sha humanitetin e çfarëdo lloji, Zoti ju ndihmoftë e ju pastroftë prej urrejtjes që keni në shpirt”.
Madje mund të theksojmë se Capital T është shumë aktiv në tregun muzikor shqiptar, ndërsa përveçse argëton njerëzit me muzikën e tij, ai mundohet që shpesh edhe tu ndihmojë atyre që vërtet kanë nevojë.
Së shpejti, ai ka paralajmëruar se do të sjellë një këngë të re me klip për festat e fundvitit.