Cardi B: Nuk është kurrë vonë për të realizuar ëndrrat tuaja

0
223
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cardi B u detyrua të largohej nga shkolla dhe të hiqte dorë nga ëndrra e saj për tu bërë mësuese historie, për shkak të pamundësisë ekonomike.

Por reperja zbuloi se nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj për tu kthyer në shkollë.

26-vjeçarja u shpreh se: “Ndoshta më vonë do kem mundësinë të shkoj në shkollë. Nuk është kurrë vonë për të realizuar ëndrrat tuaja. Ndonjëherë thjesht duhet të krijosh atmosferën e duhur dhe kushtet për të arritur atë që do.”

Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, hoqi dorë nga shkollimi për tu bërë striptiste me kohë të plotë që të mbulonte shpenzimet e jetesës.

Por reperja fitoi famë pasi videot e saj rreth jetës si striptiste u bënë virale. Ajo u bë pjesë e një reality show, Love & Hip Hop: New York në vitin 2015.

Vitin e kaluar, hiti i saj ‘Bodak Yellow’ kryesoi tabelat amerikane dhe albumi i parë i saj  ‘Invasion of Privacy’ debutoi në vendin e parë.

Tani ajo është nënë e një vajze, Kulture me bashkëshortin Offset.

 

Zjarr Tv Ad