Cataldo Motta: Kanabisi që vjen nga Shqipëria në sasi të konsiderueshme

0
539
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreu i antimafies italiane në Leçe, Cataldo Motta thotë se bashkëpunimi mes dy shteteve është duke sjellë në një farë mënyre vënien nën kontroll të situatës së trafikut të drogës.

Kjo falë skuadrë ssë përbashkët të hetimit që u ngrit në dhjetor.

Duke iu referuar të dhënave nga Guardia di Financa Motta thotë se prodhimi është në sasi të konsiderueshme por vlerëson shumë të mirë bashkëpunimin dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të ngarkesave me drogë

“Situata e trafikut të drogës mund të thuhet që është nën kontroll. Në kuptimin që kemi një bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe kemi ngritur një skuadër të përbashkët hetimi (që u ngrit në dhjetor) dhe hetimet po japin rezultate të mira.

Është përmirësuar shumë bashkëpunimi. Hetimet e përbashkëta janë shumë të rëndësishme, sepse punohet për të njëjtin hetim parë nga këndvështrime të ndryshme. Secili vë në dispozicion të tjetrit njohuritë që ka përfituar në hetim. Ndër të paktat gjëra që besoj është bashkëpunimi internacional.

Prodhim ka pasur, Lazarati ka qenë një zonë e njohur e prodhimit. Është e  pamundur që nga një moment në tjetër të ndërpritet. Pasi sasia ka qenë e konsiderueshme dhe nuk mund ta  zhdukësh nga një moment në tjetrin”, është shprehur Cataldo Motta.

Sipas të dhënave të “Guardia di Financa”, prodhimi është në sasi të konsiderueshme por është e rëndësishme që falë hetimeve bëhen dhe një numër i madh sekuestrosh, si në ujërat e kanalit të Otrantos ashtu dhe me destinacion Leçen.

Do kërkojë një ndërhyrje shumë të gjatë për të çuar në pakësim, nuk mund të mbarojë nga momenti në momentin. Besoj se rezultat i mirë janë sekuestrimet, do të thotë që ka një bashkëpunim shumë të rëndësishëm dhe skuadra investigative e përbashkët po ia del.

Marrë nga Oranews.tv

Zjarr Tv Ad