Çavuşoğlu i kërkon edhe kosovës mbylljen e shkollave gylen

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, ka thënë se shteti i tij mbështet fuqishëm dialogun politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Begjet Pacolli, Çavuşoğlu, ka thënë se Kosova dhe Turqia kanë raporte të shkëlqyera bashkëpunimi. Ai po ashtu ka thënë se Turqia i kushton një rëndësi të madhe stabilitetit dhe paqes në rajon. “Ne me popullin e Kosovës kemi lidhje historike dhe integriteti territorial i Kosovës është bazë për ne. Ne do të bisedojmë edhe me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtarë jemi duke u angazhuar. Kemi të arritura të mëdha, ne e mbështesim edhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe paqen e konsiderojmë të rëndësishme”, është shprehur Çavuşoğlu.

Ministri turk ka thënë se Turqia do të luajë rol kyç për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare. Sa i takon çështjes së “Organizatës FETO”, ministri turk ka deklaruar se ajo është një organizatë terroriste dhe Kosova nuk duhet të lejojë që ajo të shtrijë veprimtarinë e saj në Kosovë. “Ne nuk duam Kosova t’i lejojë terroristët, të cilët kanë bërë puç në Turqi të jetojnë këtu. Ne presim që t’i ekstradojnë ata. Ne ata i konsiderojmë të rrezikshëm për Turqinë dhe sigurinë e Kosovës. Ne nuk do të lejonim që dikush të bënte ndonjë veprimtari ilegale për Kosovën e lëre më ndonjë puç. Ne do t’i dorëzonim në Kosovë të gjithë ata që do të tentonin diçka të tillë”, është shprehur ai.

Pacolli në anën tjetër ka thënë se në takim është biseduar për raportet mes dy shteteve, për zhvillimet politike dhe ato ekonomike. Ministri kosovar ka deklaruar se edhe në këtë takim si edhe herave të tjera, ka marr mbështetjen e shtetit të Turqisë për Kosovën në hapat e tanishëm të zhvillimit dhe shtetndërtimit. “Kemi folur për bashkëpunim në të gjitha fushat dhe siç dihet Kosova ka shumë marrëveshje të nënshkruara me shtetin turk. Kosova ka nevojë për investime nga Turqia edhe më tej”, ka thënë Pacolli.

Çavuşoğlu është takuar edhe me Presidentin i Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Zjarr Tv Ad