Çdo gjë ishte e planifikuar/ Ja çfarë bleu Melinda Gates, 3 javë përpara shpalljes së divorcit…

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm tre javë më parë, bashkëshortja e Bill Gates, Melinda Gates bleu një pronë prej 1,2 milion dollarësh në Seattle . Vila luksoze ka katër dhoma gjumi, dy banjo dhe kopshte të mëdha. Vendimi për divorcin e çiftit të famshëm, më në fund duket se është marrë shumë kohë më parw dhe u bë publik vetëm përpara dy ditësh.

Pas  27 vitesh së bashku, bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda, kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.

“Pas shumë mendimesh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë, ” tha Gates në Twitter, në njoftimin e nënshkruar nga Melinda.

“Në 27 vitet e fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një institucion që operon në të gjithë botën dhe i ndihmon njerëzit të jetojnë jetë të shëndetshme dhe produktivë. Ne do të vazhdojmë të ndajmë besimin në këtë mision dhe të punojmë së bashku për fondacionin, por nuk besojmë më se mund të shkojmë përpara së bashku si çift në fazën tjetër të jetës sonë. Ne kemi nevojë për hapësirë ​​dhe privatësi për familjen tonë në këtë kapitull të ri të jetës sonë,” thuhet në deklaratë.

Bill dhe Melinda Gates, kishin 3 fëmijë nga martesa e tyre. Jennifer, vajza e tyre e madhe, tha në një postim në Instagram se “ishte një kohë e vështirë për të gjithë familjen tonë”, duke theksuar, megjithatë, se ajo nuk ka ndërmend të komentojë më tej për ndarjen e prindërve të saj.

Gates u takua për herë të parë në 1987, kur Melinda u bashkua me Microsoft si menaxher i produkteve. Çifti u martua në Lanai, Hawaii në 1994 dhe themeloi Fondacionin Bill dhe Melinda Gates në 2000. Fondacioni u bë shpejt një nga organizatat jofitimprurëse më të rëndësishme në botë.

Zjarr Tv Ad This is a sample article. ...