“Çdo jetë ka rëndësi”/ Dhunimi barbar i 22-vjeçares nga Kenia në Tiranë, Shoqëria Civile protestë te Drejtoria e Policisë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shoqëria Civile ka dalë sot në protestë pas ngjarjes së rëndë ku një 22-vjeçare nga Kenia u dhunua barbarisht teksa prej muajsh ajo ndidhet në koma, teksa ka shumë mistere mbi rrethanat.

Ata kërkuan që të zbardhet e gjithë ngjarja teksa akuzuan policinë se ka mbuluar këtë krim të rëndë.

“Policia e Shtetit nuk u tha shqiptarëve se çfarë ndodhi, për një vajzë që ka ardhur nga një vend tjetër, ajo erdhi me një leje qëndrimi, dhe kur ke kontratë punë shteti shqiptar duhet ti dalë zot këtyre njerëzve. Policia edhe pse kjo vajzë u plagos rëndë, në vend që ta bënte me dije, e fsheu këtë krim për muaj të tërë. E fshehën të gjithë. Pse u fsheh ky krim? Ka të bëjë me një racizëm që nuk e ka Shqipëria por disa koka të paformuara apo ka arsye të tjera. Policia e Shtetit për fat të keq është e kapur nga krimi.

Kriminelet po bëjnë ligjin te policia. Ata ia mbyllen gojën Policisë së Shtetit. Ne dyshojmë edhe gjëra të tjera që lidhen me Kodin Penal. A i coi shiritat e krimit atje. Dyshojmë se policia është pjesëtare vetë. Po te flas ajo krimi zbardhet. Nëse do ti ndodhte një minoritari grek do ishte shkulur policia e shtetit.”, u shpreh avokati Idajet Beqiri në protestën para Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Zjarr Tv Ad