Celibashi: Procesi i numërimit do të fillojë sapo të dorëzohen të gjitha kutitë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është mbyllur zyrtarisht në orën 19:00 procesi i votimit në vend. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh se procesi i numërimit do të fillojë menjëherë sapo të dorëzohen të gjitha kutitë, duke hedhur kështu poshtë aludimet për vonesa.

“Duhet të fillojmë menjëherë me procesin e numërimit.  Sapo kutitë të dorëzohen do të fillojë menjëherë procesi i numërimit”, tha ai.

I pyetur nga gazetarja e ABC për identifikimin biometrik, Celibashi e ka cilësuar si të suksesshëm ndonëse nuk u aplikua në 100% të qendrave të votimit. “Kam përshtypjen që thashë e mendoj të suksesshëm. Sikur edhe në një qendër votimi të ishte implementuar për sa kohë KËZ sigutoi pajisjet mendoj se do të konsiderohej një lloj suksesi. Nësoe do ishte implementuar në 100% do ishte sukses i plotë,” tha ai.

Sa i përket shifrës së pjesëmarrjes, kreu i KQZ u shpreh se pas një orë do të jetë shifra e saktë.

Zjarr Tv Ad