Celibashi tregon partitë e 6 Marsit, ultimatum Berishës dhe Kryemadhit: Keni 24 orë kohë për të regjistruar koalicionin

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve,Ilirjan Celibashi, ka bërë me dije emrat e partive të cilat kanë paraqitur kërkesën pranë KQZ për tu regjistruar si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Përmes një postimi në Twitter, Celibashi njofton se në KQZ kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e 6 Marsit, partitë:

  1. Partia Socialiste
  2. Partia Demokratike
  3. Lëvizja Socialiste për Integrim
  4. Lëvizja e Re
  5. Fryma e Re demokratike
  6. Partia Kristian Demokrate
  7. Partia Demokristiane
  8. Partia e Reformave Demoklratike
  9. Partia Bashkimi Demokrat
  10. Partia Lëvizja e Legalitetit
  11. Partia Balli Kombëtar Demokrat

“Nuk është paraqitur në KQZ & në asnjë KZAZ ndonjë kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar. KQZ ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e partive me mangësi për të vijuar me miratimin e tyre në seancë. Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore” shkruan Celibashi.

Zjarr Tv Ad