Çelja e negociatave, Rama: Nuk jam optimist për javën e ardhshme

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat irlandeze për çështjen e negociatave, kur duhet të ketë dhe një vendim nga BE për Shqipërinë.

Për gazetën Irlandeze “Irish Times”, kreu i qeverisë shqiptare thekson se nuk është optimist për atë që do të ndodhë javën tjetër me negociatat. “A jam optimist? Jo”, deklaroi Rama për Irish Times.

“Nuk ka shumë për të qenë optimistë me atë që po ndodh sot në Evropë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme”, shprehet kryeministri Rama.

Ndërsa Holanda, Danimarka dhe të tjerë dëshirojnë që Shqipëria të bëjë më shumë për të luftuar grupet e korrupsionit dhe mafies, Rama e konsideron vendin si viktimë e ndarjeve të BE-së dhe një debati të udhëhequr nga francezët se si duhet të reformohet para se të zgjerohet më tej.

“Ne jemi dëmi kolateral”, argumenton Rama. “Kur ka bomba diku dhe një kopsht goditet – ne jemi kopshti”.

“Ne pastruam aq shumë sa Gjykata Kushtetuese është fshirë praktikisht. Dhe tani në BE na thonë “Mirë, ju pastruat por nuk keni Gjykatë Kushtetuese”.

“Ata thonë që ju duhet ta operoni këtë trup dhe ne themi po, sepse ky djalë ka kancer dhe pastaj ata pyesin gjatë operacionit pse nuk po vrapon? Epo, së pari ai duhet të dalë nga salla e operacionit dhe të rimëkëmbet dhe më pas të vrapojë”, deklaron Rama më tej.

“Ne nuk po kërkojmë të jemi anëtar i BE javën tjetër. Ne e dimë që nuk mund ta bëjmë këtë pa një Gjykatë Kushtetuese. Ne po kërkojmë të fillojnë bisedimet e pranimit… e cila mund të vazhdojë mbase 10 vjet. Pra, atëherë na gjykoni pas 10 vjetësh”, ka thënë kryeministri Rama për Irish Times.

Edhe Franca është skeptike e zgjerimit ndersa vende të tjera që e mbështesin procesin ndihen të frustruara me sjelljen që po mbahet ndaj vendeve kandidate. Holanda thotë se nuk do të bllokojë vendimin me veto

Zjarr Tv Ad