Çelja e negociatave, Serbia uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Lajm i pritur prej kohësh nga partnerët tanë të ‘Ballkanit të Hapur’

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Serbia ka uruar sot Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në një postim në Twitter, ministria e Jashtme e Serbisë e përshkruan atë që ndodhi më 19 korrik në Bruksel si një lajm të pritur prej kohësh “për fqinjët, miqtë dhe partnerët tanë të Open Balkans,- Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.”

MEPJ e Serbisë uron dy institucionet homologe në Shqipëri dhe RMV ndërsa shton se të dy vendet mund të mbështeten në bashkëpunimin, siç thuhet në reagim, me gjithë zemër të Serbisë “në punën për të ardhmen e përbashkët brenda familjes BE-së.

Zjarr Tv Ad