Celularë të fshehur në top futbolli, dështon tentativa në burgun e Lezhës

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tentativë për të pajisur të burgosurit me mjete komunikimi ka dështuar sot në burgun e Lezhës.

Ndërkaq, mësohet se gjatë orës së ajrimit është hedhur një top futbolli, që është konstatuar nga punonjësit e burgut, të cilët e kanë bllokuar menjëherë. Janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë.

Brenda topit janë gjetur 3 celularë, dy iphonë dhe një telefon tjetër tip Samsung, dy karikus dhe dy karta celulare.

Autoritetet kanë filluar hetimet për identifikimin e autorëve

Zjarr Tv Ad