“Censure”! Shoqatat e medias: Rama të tërheqë nismën antishpifje

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Projektligjet e propozurara nga kryeministri Edi Rama për “disiplinimin” e medias në internet u publikuan të enjten në faqen e Kuvendit të Shqipërisë duke shënuar nisjen e shqyrtimit parlamentar, por dhjetë organizata shqiptare publikuan një kritikë të ashpër të nismës duke kërkuar “tëheqjen e menjëhershme të tyre”.

Organizatat BIRN Albania, Civil Rights Defenders, Instituti Shqiptar i Medias, Instituti Shqiptar i Shkencave, Këshilli Shqiptar i Medias, Qendra Res Publica, Qendra Shqiptare MediaLook, Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë thonë se projektligjet në fjalë, jo vetëm që janë të paprecedenta si nisma ligjore në vendet e botës demokratike, por edhe të gabuara në thelb, të tilla që rrezikojnë vendosjen e një regjimi cenzure për fjalën e lirë në internet.

“Projektligjet në mënyrë të paprecedentë në vendet demokratike, synojnë të krijojnë një regjim kontrolli administrativ mbi median online,” shkruhet në deklaratë.

“Projektligjet i japin fuqi një enti administrativ shtetëror për të rregulluar përmbajtën e mediave online, ndërkohë që nuk adresojnë problemin e gjithpërhapur të propagandës së kamufluar si informacion dhe dizininformimit të sponsorizuar nga qeveria, njësitë e qeverisjes vendore dhe partitë politike,” vijon më tej deklarata.

“Ne inkurajomë Qeverinë Shqiptare të tërheqë dy projektligjet si dhe i bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mos i miratojë ato,” shkruhet në deklaratë.

Kryeministri Edi Rama ka nisur prej kohës një fushatë denigrimi ndaj medias, shpesh duke akuzuar median si përgjegjëse për skandalet e ndryshme që kanë shpërthyer përreth qeverisë së tij. Kjo është nisma e pestë ligjore përgjatë një periudhe pesëvjeçare, përmes të cilave është synuar krijimi i një regjimi kontrolli ndaj “komenteve online”, medias në internet apo lirisë së shprehjes.

Të katër nismat e mëparshme, të njohura si “Nisma Rama” për kriminalizimi i shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë, Amendamenti “Bregu” kundër komenteve online, “projektligji Harito” për tregtinë elektronike dhe “propozimi Balla” për regjistrimin e portaleve në kohë zgjedhjesh, kanë dështuar të miratohen pas protestave vendëse dhe ndërkombëtare. Por asnjë nga këto nisma nuk mbërriti deri në fazën e dorëzimit si projektligj në parlament, siç është rasti i dy projektligjeve të fundit.

Në relacionet e projektligjeve qeveria përpiqet të argumentojë nevojën për nisma të tilla me një gjuhë thuajse oruelliane, ku disa shqetësime konkrete për gjendjen e medias, të tilla si përqendrimi i industrisë së televizioneve në pak biznese, përdoren për të justifikuar krijimin e një regjistri kontrolli për të gjitha publikimet në internet, nga faqet e mediave konvencionale deri te blogjet personale të qytetarëve.

“Miratimi i këtyre projektligjeve në formatin aktual apo me ndryshime kozmetike do të ishte një hap pas për demokracinë dhe liritë themelore në Shqipëri dhe procesin e integrimit të vendit në familjen evropiane,” shkruajnë organizatat.

 

Zjarr Tv Ad