Ceremonia e diplomimit të 246 punonjësve të Policisë së Shtetit, Çuçi mesazh: Mos u joshni nga krimi e korrupsioni

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e diplomimit të 246 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit.

Pjesë e kësaj ceremonie ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili u dha dhe një mesazh të rinjve që po bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

Ai u bëri thirrje që mos joshen nga korrupsioni pasi jo vetëm do përballen me ligjin, por që korrupsioni dhe krimi do i zhvesh edhe dinjitetin.

“Dua t’iu jap ca porosi këshilla, jo vetëm si ministër që mendoj që duhet ti keni parasysh gjatë rrugëtimit, mos u joshni nga korrupsioni dhe nga krimi se jo vetëm që do përballeni me forcën e ligjit dhe ndëshkimin e ligjit, por edhe si korrupsioni dhe krimi do iu zhveshin nga dinjitet. Kur ta kuptoni këtë gjë do jetë shumë vonë për ta korrigjuar gabimin.

Mos u thyeni nga krimi, jeni të guximshëm, jo vetëm nga krimi por edhe nga politika që për fat të keq ende dhe ajo politikë e mbrapshtë vazhdon atë rrugën e përbaltjes që e ka ringjallur dhe po e ringjallin fantazmat e politikës së vjetër”, tha Çuçi.

Zjarr Tv Ad