Cërrik/ Bëri kunatën për spital, arrestohet 41-vjeçari

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 41-vjeçar me iniciale M.D banues në Belsh, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Cërrikut pasi u akuzua se kishte dhunuar me sende të forta kunatën e tij.

Njoftimi nga policia:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin: M.D., 41vjeç, banues në Belsh.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë për motive të dobëta ka goditur me sende të forta kunatën e tij.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad