Ç’është trendi misterioz i TikTok-ut që lidhet me datën 27 gusht

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

U bë shumë kohë që përdoruesit e TikTok-ut nisën numërimin mbrapsht për datën 27 gusht. Ky trend, goxha misterioz nisi që në korrik, kur njerëzit filluan të postonin  video duke i kujtuar njeri-tjetrit të mbanin mend datës apo duke njoftuar të tjerët se ishin “zgjedhur” për të marrë mesazhin.

Ç’është e gjithë kjo?

Ç'është trendi misterioz i TikTok-ut që lidhet me

Për hir të së vërtetës, askush nuk e di pse 27 gushti është kaq i rëndësishëm- ndoshta gjëra të mëdha mund të ndodhin sot dhe njerëzit të marrin lajme të mira, por çfarë ka rëndësi është që kjo datë është në radarin e të gjithëve.

 

Pavarësisht sa i famshëm është trendi, 27 gushti mbetet “i rëndësishëm” vetëm se kështu duan përdoruesit e TikTok-ut.

Kjo datë u bë e famshme pas mesazheve të tipit: “Urime, ju jeni i zgjedhur. Kujtoni datën 27 gusht. Eshtë e rëndësishme.”

 

Trendi i datës 27 ka shkaktuar reagime, pasi kishte nga ata që e morën goxha seriozisht.

“Pse mendojnë të gjithë që do të vdesin në këtë datë si Jezu Krishti. Qetësohuni, është thjesht TikTok.”- sqaron dikush.

Mesazhet e çuditshme që lidheshin më këtë datë u bënë aq të famshme, sa hashtagu #august27 është më i përdoruri për momentin, pasi njerëzit e vendosin edhe në video që nuk kanë asnjë lidhje me të.

Disa, e kanë lidhur këtë datë me një teori të

interact to claim it???

“The Simpsons” të cilët predikonin vdekjen e presidentit Trump. Të tjerë thonë se 27 do të sjellë gjëra të mira dhe energji pozitive. Në fund të ditës, 27 gushti është thjesht një ditë e zakonshme si gjithë të tjerat, por le ta shohim ç’ndodh deri në fund.

Zjarr Tv Ad