“Çështja Babale”/ Sali Berisha bën deklaratën e fortë: Rama dhe grupi mafioz duan t’i marrin Salianjit…

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka  folur për çështjen “Babale”.

Berisha u shpreh se Rama do që t’i marrë mandatin e deputetit Ervin Salianjit, me gjyqin që ka ndaj vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.

“Procesi ndaj deputetit Ervin Saliaji me të cilin Rama dhe grupi mafioz Xhafa duan t’i marrin atij mandatin. Ky përbën një triumf të plotë të mafies shqiptare të Edi Ramës në çdo nivel. Ervin Salianji, si deputet në betejën e tij dhe që duhet të bëjë çdo deputet, denoncoi Geron apo Agron Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane se ishte i dënuar me 7 vite burg, si drejtues i rrjetit të Bolonjës të drogave të forta, i kërkuar në Venezuelë”,-tha Berisha.

Zjarr Tv Ad