Në studion e RTV Ora , është diskutuar vettingu i politikanëve, ku mesa duket Partia do ta kundërshtojë propozimin e demokratëve për kontrollin e figurës dhe pasurisë së politikanëve.
Briseida Shehaj, ish-kandidate LSI, teksa është komentuar për këtë çështje për herë herë të parë ka folur për gjyqin e arbitrazhit ku Shqipëria duhet ti paguajë Becchetit, 110 milionë euro.
Shehaj thotë se kur është bërë dosja “Becchetti” ka qenë drejtoreshë e tatimeve dhe se asokohe kanë vërtetuar evazionin që bëhej. Ajo shprehet se në lidhje me këtë çështje ata janë dënuar për mesazhet që bënte Kryebashkiaku Erion Veliaj.
Briseida Shehaj: Kur është bërë dosja “Becchetti” unë kam qenë drejtoresha e tatimeve. Sot në arbitrazh në atë vendim nuk është rrëzuar asnjë nga pikat tona. Ne faktuam evazionin që bëhej. Ne jemi dënuar për mesazhet e lali Erit dhe për takimet që bënte sekretari i përgjithshëm i Kryeministrit dhe i thoshte “Becchettit” në tavolinë “Dëgjo vëlla shko zgjidhe ti me kundërshtarin”. Po çfarë ndodh?
Më tej shton se në Shqipëri ka një djalë të dënuar, pasi ky i fundit mori përsipër fajin se ka falsifikuar letrat përsa i përsa i përket investimit që do bëhej në Kalivaç. Sipas saj letrat që bëri sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe Ministria e asaj kohe i dha të njëjtën vlerë që kishte dhënë në letra Beccheti.
Briseida Shehaj: U mblodhëm institucionet, AKBN dhe institucionet në varësi të Gjiknurit dhe panë se ‘Kalivaçi’ nuk ishte investimi real. Në Shqipëri ka një djalë të dënuar që ka pranuar fajin se ka falsifikuar letrat. Atë dosje e ka pasur një prokurore që quhej Antoneta Sevdari. Trupi i kësaj reforme në drejtësi është përjashtimi i asaj zonje. Na e merr shtetit Kalivaçin dhe do e nxirrte.
Ministria e Energjitikës asokohe nxori ekspert të pavarur për të bërë vlerësimin e asetit, të njëjtën eksperte të çështjes Beccheti. Instancat që ishin në varësi të Gjiknurit, Administrata, prokuroria dëshmitari që tregoi të gjithë letrat e pa që ai investimi nuk ishte aq lekë sa thuhej. Letrat që bëri Gjiknuri dhe Ministria e asaj kohe i dha të njëjtën vlerë që kishte dhënë në letra Beccheti.