Çështja “Beleri”/ Presidenti për Zërin e Amerikës: S’më takon mua, por drejtësisë!

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka deklaruar se çështja e Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg për blerje votash i takon drejtësisë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kreu i Shtetit u shpreh se pasi të flasë drejtësia, mund të bëhen veprime të tjera.

Ndërkohë i pyetur për çështjen e kufirit me Greqinë, çështje e cila ka shkuar në Hagë, Begaj tha se kërkesa e ministrisë së Jashtme për autorizimin e nisjes së negociatave duhet të bëhet në përputhje me ligjet.

Begaj: Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë marrëdhënie të partneritet strategjik dhe bazohen në vlerat më të mira. Unë kam pritur në zyrën time kryeministrin e Greqisë, kemi diskutuar për çështje të vjetra dhe të reja. Çështja në fjalë nuk është në dorë të presidentit, por ka lidhje me drejtësinë dhe ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Kur të flasë drejtësia më pas ne mund të veprojmë. Mendoj se drejtësia në Shqipëri pas reformës është në rrugën e duhur dhe është e pavarur.

Palët kanë rënë dakord për dërgimin e çështjes në Hagë, ministria e Jashtme ju ka kërkuar autorizimin për nisjen e negociatave, ju keni thënë se po e shqyrtoni kërkesën. A ka diçka që nuk shkon?

Begaj: Vlerësimi i kërkesës së bërë nga ministria e Jashtme nuk është çështje kohe, por duhet bazuar tek disa kërkesa ligjore dhe kushtetuese që duhet të mbajë kërkesa në fjale. Presidenti e ka detyrim kushtetues për cdo negociatë dhe marrëveshje ndërkombëtare. Kur unë të bëj vendimmarrjen e duhur do t’ju bëj me dije publikut dhe ju.

Keni pasur komunikim me ministrinë Jashtme dhe jemi afër përgjigjes tuaj?

Begaj: Po ne kemi ngritur një grup ekspertësh që po shikojnë dhe ndëveprojnë për të arritur në një version të autorizimit në përputhje të plotë me vendimin e gjykatës kushtetuese.

Zjarr Tv Ad