Çështja e Dosjeve dhe dalja e inicialeve I.M., flet avokati Metës: Prokuroria është urdhëruar për të mos nisur hetimet

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj, ka folur për kallëzimin penal që i është bërë autoritetit të Dosjeve si dhe prokurorisë për çështjen ndaj Ilir Metës dhe daljes së inicialeve I.M në dosje.

Ai tha se mosnisja e hetimeve nga Prokuroria ndaj Autoritetit të Dosjeve, është urdhëruar dhe se është bërë me një skenar.

“Është precedent i rrezikshëm , ku prokuroria që duhet të hetojë, nuk pyes as kallëzuesin në lidhje me rrethanat, flas në fazë fillestare. Në këtë rast prokuroria detyrohet të regjistrojë procedim penal kur ekziston fakti, pra që është marrë një email, dhe që ka dalë emri i Ilir Metës.

ne i jemi drejtuar gjykatës dhe kemi paraqitur rrethanat tona. Fakti ulëritës, që prokuroria mbi bazën e një fashikulli që pretendohet nga autoriteti se aty gjenden gjurmë për Ilir Metën, të mos hetojë.

Këtu kjo ndodh me një skenarë të tërë. Prokuroria është urdhëruar për të mos nisur hetimet”, tha ai në “News24” për “Kjo javë”.

Zjarr Tv Ad