Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi u paraqit sot në SPAK, ku u pyet si person që ka dijeni për tragjedinë e Gërdecit.
Bumçi në një deklaratë për mediat ka folur për fax që me shkrim dore shkruhej “për Shkëlzen Berishën”.
“Nëse unë kisha nevojë që nuk kishte as takim e as kërkesë, nga Shkëlzen Berisha, ju mendoni se do e bëja me fax në ministrinë e Mbrojtjes për Shkëlzen Berishës.
Ministria i kishte shkresat dhe e dyta që unë nuk kam nevojë që të komunikojë me zotin Berisha për t’i thënë që nuk kisha vërejtje, shënimi në cep të letrën, ministri i drejtësisë vendos qindra mijëra shkresa dhe këto shënime të miat janë në shkresat e ministrisë, cdo njeri ka shkrimin e tij të dorë, ishte një shkrim tjetër.
Kërkova që ky dokument të shpallej i pavlefshëm, kam dalë publikisht dhe kam ndërmarrë 2 akte, kam rreshtuar këto fakte dhe kam bërë kallëzim penal në prokurori ku kam kërkuar që të hetohet kaligrafia.
Nuk është as imitimi i shkrimit tim, të gjithë këto fakte, qëndrimi ynë në mbledhjen e parë, fakti që ministria e kishte shkresën që në fillim dhe që komunikoj me fax me Shkëlzen Berishën, unë e bëra kallëzimin, por prokuroria nuk e bëri. Shkresa nuk është shënimi im”, tha Bumçi.