Çështja Top Channel dhe beteja gjyqësore për aksionet që sot vlejnë miliona Euro

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Arlind Hoxha

Çështja Top Channel dhe beteja gjyqësore për aksionet që sot vlejnë miliona Euro

Gjatë kohëzgjatjes së marteses së Vjollca Hoxha me të ndjerin Dritan Hoxha në bashkësinë ligjore janë fituar disa pasuri të luajtshme e të paluajtshme , ndër të tjera në bashkëpronësine ligjore është dhe Shoqëria Top-Chanel sh.a e cila e themeluar me një ortak të vetëm. Dritan Hoxha i cili zotëronte 100% të aksioneve. Por rezulton se i ndjeri gjatë qënies gjallë me kontratë noteriale nr.1154 Rep dhe nr 598/2 Kol datë 15.06.2007 ka tjetërsuar 60% të aksioneve të zotëruara në Shoqerinë Top-Channel sh.a tek padituri Albert Sino 40% të aksioneve dhe Aurel Baci 20% te aksioneve. Nga raportet e mësipërme është bërë tjetërsimi i 60% të aksioneve pa marrë pëlqimin e bashkëshortes së tij.

Pra në vitin 2007, themeluesi i Top Channel Dritan Hoxha, lidhi një kontratë për shitjen e 60 % të aksioneve të kompanisë mediatike Albert Sinos dhe Aurel Baçit me vlerën 315.2 milonë lekë.

Në nenit 20 të ligjit Nr. 9742, datë 8 maj 2007, i cili kërkonte që asnjë subjekt në fushën e medias, të mos zotërohej për më shumë se 40% nga një person i vetëm.

Aksionet nuk janë tjetërsuar me një çmim më të ulët se ai nominal dhe as nuk janë dhuruar në ndonjë mënyrë nga Dritan Hoxha, tek të paditurit në gjykim. Sipas legjislacionit të kohës, që ka qënë në fuqi në kohën e nënshkrimit të kontratës për shitjen e aksioneve, nuk ka pasur ndonjë dispozitë ligjore, e cila lidhte vlefshmërinë apo fiktivitetin e veprimeve juridike civile me mënyrën apo formën e kryerjes së pagesave. Ligji i kohës lejonte palët në qarkullimin civil, që pagesat për çfarëdo shume të kryheshin nëpërmjet palëve në çdo formë që ato binin dakord me njëra-tjetrën.

Me ndarjen e parakohshme nga jeta të Dritan Hoxhës më 23.05.2008 ndarja e aksioneve mbeti në kuotën 40% për Vjollca Hoxhën dhe 60% për Sinon e Baçin.
Me vendimin Nr.5259, datë 06.06.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur lëshimi i dëshmisë së trashëgimisë ligjore të të ndjerit, duke caktuar si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë bashkëshorten, paditësen Vjollca Hoxha, dhe fëmijët, paditësit e tjerë Lorela, Sara, Redia dhe Itan Hoxha.

Paditësja Vjollca Hoxha, me cilësinë e përfituesit të aksioneve si pasojë e trashëgimisë nga i ndjeri Dritan Hoxha, ka që nga viti 2008 me këtë cilësi në shoqëri, ajo ka qenë plotësisht në dijeni të faktit të pronësisë së aksioneve të të dy të paditurve Albert Sino dhe Aurel Baçi. Në këto kushte, ajo ka pasur dijeni për pronësinë e aksioneve nga dy të paditurit si edhe ka vazhduar funksionimin normal të shoqërisë.

Neni 94 i Kodit të Familjes përcakton:

Tejkalimi i të drejtave:
Nëse njëri nga bashkëshortët tejkalon të drejtat e tij mbi pasurinë në bashkësi, mund të kërkohet nga bashkëshorti tjetër anulimi i veprimit, nëse më vonë ai nuk ka dhënë pëlqimin për këtë veprim
Kjo padi mund të ngrihet brenda 1 viti nga data e marrjes dijeni për veprimin dhe, në çdo rast, jo më vonë se 1 vit nga mbarimi i bashkësisë.

Referuar nenit 94 të Kodit të Familjes rezulton se e drejta e padisë është parashkruar, pasi padia nuk është ngritur brenda afatit 1-vjeçar, nga dita e marrjes dijeni. Afati i marrjes dijeni është momenti i rregjistrimit në rregjistrin tregtar. Por le ti referohemi përcaktimit “ jo më vonë se 1 vit nga mbarimi i bashkësisë”. Një nga rastet e mbarimit të bashkësisë është me vdekjen e njërit bashkëshort sipas përcaktimit të nenit 96 të Kodit të familjes.

Neni 96 i Kodit të familjes përcakton:

Bashkësia mbaron me:
Mbarimi i bashkësisë
a) vdekjen e njërit prej bashkëshortëve, shpalljen i zhdukur ose i vdekur të njërit prej tyre, shpalljen të pavlefshme dhe zgjidhjen e martesës;
b) pjesëtimin e pasurive;
c) ndryshimin e regjimit pasuror martesor, kur sjell mbarimin e bashkësisë.

Pra e drejta e ngritjes së padisë është parashkruar faktin që kjo padi nuk është ngritur brenda 1 viti nga data që bashkëpronësia ndërmjet bashkëshortëve ka përfunduar. Sipas gërmës “a” të nenit 96 të Kodit të Familjes është parashikuar se: “bashkësia mbaron me vdekjen e njërit pret bashkëshortëve… .” Pra afati përfundimtar i ngritjes së padisë sipas përcaktimeve të Kodit të Familjes do ishte data 06.06.2009 duke konsideruar fillimin e afatit 1 vjeçar datën e çeljes së dëshmisë së trashigimisë dhe mbarimin e bashkësisë.

Pala paditëse ka njohur, pranuar dhe marrë vendime së bashku me të paditurit Albert Sino dhe Aurel Baçi, në jo më pak se 12 (dymbëdhjetë) raste, vendime të Mbledhjes së Aksionarëve dhe akte të tjera thelbësore për funksionimin e këtij subjekti tregtar në 6-7 vite, si bashkëaksionarë në Shoqërinë “Top Channel” Sh.a.

Shoqëria ka vazhduar funksionimin normal për Vjollca Hoxha së bashku me bashkëpronarët e tjerë nuk kanë ngritur asnjë pretendim për pavlefshmëri për 8 vite ku kanë qenë në dijeni të plotë.

Në vitin 2016 pas 8 viteve te ndarjes nga jeta të Dritan Hoxhës dhe 9 viteve pas lidhjes së kontratës për shitjen e 60% të aksioneve të Top Channel Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha , Redia Hoxha, Itan Hoxha i drejtohen me padi Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Tiranë kundër. Aurel Baçi, Albert Sino me objekt:

Detyrimin e të paditurve të njohin paditësit pronarë të mbi 60 % te aksioneve të shoqërisë “Top Channel” sh.a. NIPTI K12007002U, shoqëri e së drejtës shqiptare, për shkak se Kontrata e Shitblerjes së Aksioneve nr. 1154 rep, nr. 598/2 kol, datë 15.06.2007 e lidhur para noterit Artan Treska, është absolutisht e pavlefshme, pasi është kryer në kundershtim me ligjin, etj..

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin civil nr.3873 date 09.05.2016 ka vendosur:

-Rrëzimin e padisë së palëve paditëse Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Ky vendim është apeluar nga pala paditëse në këtë proces brenda afateve ligjore.

Gjykata e Apelit cmon se kontrata e shitjes së aksioneve të palëve në konflikt është një veprim juridik fiktiv, si shkak i pavlefshmëris. Në fakt kontrata e lidhur mes Dritan Hoxhës dhe të paditurve ka qenë një veprim fiktiv. Gjykata cmon se kontrata është përpiluar dhe është lidhur vetëm për të plotësuar për sy e faqe kriteret e nenit 20 të ligji Nr.9742, datë 08.05.2007, që kërkonte që asnjë subjekt në fushën e medias të mos zotërohej për më shumë se 40% nga një person i vetëm. Është për këtë shkak që Dritan Hoxha lidhi për sy e faqe një kontratë me dy të njohur të tij, siç ishin të paditurit. Kjo per faktin se kjo kontratë është bërë pikërisht në momentin e daljes së ligjit dhe nuk është bërë përpara cka tregon më së miri dhe qëllimin e vërtetë të përpilimit të kësaj kontrate nga ana e palëve që është me veprime stimuluese dhe fiktive.

Gjykata e Apeli me vendimin Nr.1641 datë 28.06.2017 vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr .3873 datë 09.05.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë menyre:
1.Detyrimin e palëve të paditura Albert Sino dhe Aurel Baçi të njohin pronar paditësit Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha pronar edhe mbi 60% të aksioneve të Shoqërisë “Top Channel” sh.a me Nipt K120070024, për shkak se kontrata e shitjes së aksioneve me nr.1154 Rep dhe Kol date 15.06.2007 është absolutisht e pavlefshme pasi është kryer në kundërshtim me ligjin.
2.Urdhërohet ç’regjistrimi nga regjistri i aksioneve të Shoqërisë “Top Channel”sh.a nga të paditurit Albert Sino dhe Aurel Baçi dhe nga regjistri i ekstraktit të Shoqërisë në Qendrën Kombëtare te Bisnezit, pasi në bazë të të cilit është bërë regjistrimi i tyre në regjistër është i pavlefshem.
Bashkëlidhur këtij vendimi lëshohet urdhëri i ekzekutimit.

Gjykata e Apelit me Nr.1641 datë 28.06.2017 u dha 100% të aksioneve të Shoqërisë Top Chanel për Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha.

Gjykata e Apelit nuk vlerësoi parashikimet e Kodit të Familjes në nenin 94 ku përcaktohet qartazi afati për ngritjen e padisë. Gjykata e Apelit vlersoi se kontrata në fjalë ka qënë fiktive, pra sa per sy e faqe thjesht per te shmangur efektet e nenit 20 të ligji Nr.9742, datë 08.05.2007, qe asnjeri nga aksioneret te mos kishte me shume se 40% te aksioneve duke e bere kete kontrate te pavlefshme ne kuptim te nenit 92 te K.Civil dhe duke njohur si pronare te vetem te te gjithe aksioneve te shoqerise “Top Chanel” paditesat.

Të njëjtin qëndrim ashtu si Gjykata e Apelit ka mbajtur edhe Gjykata e Lartë në vendimin e datës 18.01.2023.
Gjykata e Lartë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 1641, datë 28.06.2016,te Gjykatës së Apelit Tirane. Duke njohur kështu si pronarë të 100% të aksioneve të Top Chanelit Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha.

Aktualisht mendohet se vlera e aksioneve të Top Channel vlejnë 9 milionë Euro.

Zjarr Tv Ad