Çështjet e sigurisë, Gjonaj në forumin e lartë në Washington DC: Ja sfidat kryesore

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja socialiste Etilda Gjonaj ka qenë e pranishme në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë në Washington DC.

Ish ministrja e Drejtësisë ka treguar edhe disa nga pikat kryesore të takimit. Ajo tha se “Forumi shërbeu jo vetëm për shkëmbimin e eksperiencave të delegacioneve parlamentare të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse, por edhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për sfidat e përbashkëta të sigurisë”.

Postimi i plotë

“Kënaqësi të merrja pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë në Washington DC. Çështjet e sigurisë që u diskutuan përgjatë këtij forumi si:  Sfida kundër financimeve dhe tregtisë së paligjshme, si dhe pastrimit të parave; Politikat rregullatore për asetet dixhitale;

 Trafikimi i qënieve njerëzore;  janë sfida me të cilat po përballen të gjitha shtetet. Forumi shërbeu jo vetëm për shkëmbimin e eksperiencave të delegacioneve parlamentare të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse, por edhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për sfidat e përbashkëta të sigurisë”

Zjarr Tv Ad