“Çfarë do ambasadori rus që patrullon kufirin me Kosovën? I shoqëruar nga…”

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një shkrimi të saj në Twitter ka ngritur shqetësimin për  prezencën e ambasadorit të Rusisë në Beograd, në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Çfarë po bën ambasadori rus në Beograd duke patrulluar kufirin midis Kosovës dhe Serbisë? Pse është atje me ministrin serb të Mbrojtjes?”, pyet Çitaku.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, i shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan njësitë serbe në Rashkë, në afërsi të kufirit në Jarinjë.

Rusia është një ndër aleatët më të fortë të Serbisë. Gjithnjë në rrugëtimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë Rusia ajo e cila ka luajtur një rol shumë të madh në vijmësinë e këtyre marrëdhënieve.

Rusia ka lobuar kundër shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe madje dhe pas shpalljes së pavarësisë është përpjekur që ta paraqesë atë si një rast të precedent dhe ta lidhë atë me konflikte të tjera të cilat ndodhnin në botë.

Zjarr Tv Ad