Edi Rama:
Partitë politike që bëjnë kallëzime janë një devijacion i madh, unë kam qenë kundër këtyre gjërave, dhe kur kemi qenë në opozitë, nuk ndodh në asnjë vend të botës, që partitë politike të bëjnë kallëzime. Madje së fundi kreu i grupit parlamentar, që ka qenë në vijën e parë, së bashku me Erion Braçen kanë bërë kallëzim.
Shko në një vend të konsoliduar, dhe shih se çfarë ndodh pa kallëzim fare, nëse një gazetë nxjerr një fakt tronditës, jo më… cfarë kallëzimi të duhet më për të gjithë këta. Çfarë kallëzimi pret për këta që kanë dalë me 13 shtëpi, ka çuar ministri i drejtësisë, rastin më skandaloz, nuk shoh që të ketë ndonjë veprim, ndërkohë që fëmijët e Tiranës presin që të kenë Teatrin e ri.
Kemi bërë të gjithë projektin, kemi gjetur financimin, pronën e shtetit na e ka marrë një gjykatëse, e cila një vit më parë kur i shkon kërkesa për të siguruar një pretendim të pronarit i thotë jo, dhe një javë para se ta shporrte Vetingu bën sigurim padie.
Çfarë do Arben Kraja nga unë, kur këtë gjyqtare e ka këtu në listë me 462 mijë euro të pajustifikuara, dhe me një akt hapur të paligjshëm. Nuk kam moshë unë për të bërë komplimente të kota, kam shumë respekt për drejtuesin e SPAK, kam shumë respekt për punën e bërë deri tani, edhe pse kam një njohje shumë përfaqësore me të. Respekt për punën fantastike që kanë bërë për goditjen e krimit të organizuar..