Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me paralajmërimin e frikshëm: Mund të ketë përplasje. Ka informacion se…/ Noka: Si kurrë më pare

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje sot policisë të mos provokojë protestuesit ditën e nesërme. Duke folur në “Pikat mbi I” analisti Zheji tha se nesër mund të ketë përplasje në protestë. Ndërsa sekretari i përgjithshëm, Flamur Noka paralajmëroi protestën më të madhe ndonjëherë.

Zheji: Nesër mund të ketë përplasje. Ka informacion që mund të ketë ndërhyrje nga ana e policisë. Deklarata bëhet sot për ti thënë edhe ndërkombëtarëve që “unë e bëra paralajmërin, unë e thashë”. Mesa kuptohet do të ketë përplasje që do e kalojnë formën e protestës standarde.

Noka: Nesër pritet që e gjithë Tirana, sikundër e gjithë Shqipëria të vërshojë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Deputetët, kryetarët e degëve, anëtarët e kryesisë së PD-së prej ditësh janë në terren, rrugicë më rrugicë, janë në kontakt të përditshëm me qytetarët. Nesër pritet që lumi i vërshimit drejt Bulevardit të jetë më i madhi i parë ndonjëherë.

Sigurisht që tha Berisha nuk është as më shumë e as më pak por një paralajmërim ndaj strukturave drejtuese të Policisë që të mos guxojnë të japin urdhra për të ndërhyrë dhe për të ndaluar ardhjen e protestuesve. Kudo që kemi zbritur në terren vlon shpirti i protestës.

Zjarr Tv Ad