Çfarë do të ndodhë me Olta Xhaçkën? Mblidhet të premten Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar mandatin e deputetes

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas kërkesës së grupit parlamentar të PD-së për shqyrtim të mandatit të deputetes të Olta Xhaçka, Këshilli i Mandateve ka vendosur të mblidhet të premten, 8 Korrik në orën 13:00 për të shqyrtuar mandatin e deputetes Olta Xhaçkës.

Në kërkesën e grupit parlamentar të PD-së theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit. Kujtojmë që 14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka pë shkak se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Zjarr Tv Ad