Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Planvendosja e deputetëve në sallën e seancave plenare ka ndryshuar me nisjen e sesionit të ri këtë fillimshtatori. Lulzim Basha nuk do jetë më i ulur mes Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut, por përkrah Pampurit dhe Jakupllarit.
I pyetur në emisionin Now në Euronews Abania për arsyet e kësaj lëvizjeje, Bardhi u përgjigj:
“Nuk besoj se është çështje e interesit publik si ulen deputetët në sallë e kuvendit.
Unë kam përshtypjen se zoti Basha nuk ishte komod mes meje dhe zonjës Tabaku, ndaj unë i kam krijuar komoditetin të ulet me kolegë që ka një lloj komunikimi.
Pra, e kam bërë që deputeti Basha ndoshta ndihet më i lirshëm dhe fillon vjen në seancat plenare, se e shikoja që për shkak të këtij sikletit nuk vinte në seancat plenare”.