“Çfarë është marrëveshja Llagami-Fico?”- Berisha: Bashkëjetuesja e ministrit merr miliona për të shqyrtuar dosjet tuaja

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Kuvend se ministri i Brendshëm Bledi Çuçi mbron reformën në drejtësi pasi ka marrë miliona në atë reformë.

Ai u shpreh se bashkëjetuesja e tij Fico ka marrë shuma të majme për të shqyrtuar dosjet e socialistëve.

“Hetojnë këta por prandaj u thurin lavde dhe i duartrokasin. Vëllezërit, motrat, nënat dhe baballarët tuaj vdiqën nga COVID sepse ministria vidhte fonde nga buxheti për shëndetin tuaj.

Pse nuk hetojnë këta gjykatës dhe prokurorë. Pyeteni pak zonjën e KLGJ pse mban sekret vettingun e Sokol Sadushit, Pupos dhe të gjykatësit tjetër të Gjykatës së Lartë. Sepse të tre ata e kanë vendin prapa hekurave.

Ata janë ushtarë të partisë prandaj merren peng. Pyeteni pak ministrin e brendshëm. Ai familjarisht ka marrë miliona në atë reformë. Pyeteni pak se çfarë është marrëveshja Llagami-Fico. Bashkëjetuesja e ministrit merr miliona për të shqyrtuar dosjet tuaja”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad