“Çfarë halli apo lobimi e vuri Venecian kundër vetes”, Vasili reagon në lidhje me opinionin për zgjedhjet e 30 Qershorit, bjenë në kontraditë mes tyre

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri dy i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me draftopinionin paraprak të Venecias, që legjitimon zgjedhjet e 30 Qershorit të 2019-tës, të cilët u mbajtën pa praninë e opozitës.

Vasili duke sjellë në vëmendje gjetje dhe rekomandime të dhëna më parë nga ODIHR në lidhje me zgjedhjet, ngre pikëpyetje në lidhje me Venecian dhe me persona që kanë lobuar pranë saj për dhënien e një vendimi të tillë.

Sipas Vasilit, ODIHR e thotë qartë se ”Vetëm Gjykata Kushtetuese është e autorizuar të gjykojë mbi kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës”.

”A i mban mend Venecia Opinionin e saj nr.959/2019 dhe Raportin final te eksperteve te pranuar nderkombetarisht te ODIHR?”, shkruan mes të tjerave Vasili në postimin e tij.

Postimi i plotë i Vasilit:

Çfare ” halli” apo lobimi e vuri Venecian kunder ODIHR dhe kunder vetes!?

Venecia ka bere opinionin e saj ndaj kerkeses se Shoqates se Kryetateve te Bashkive per zgjedhjet lokale moniste te 30 qershorit.

Eshte dukshem nje opinion i mberthyer nga nje “hall” i madh sepse opinioni i kundervihet hapur dhe ne menyre vetvrasese raportit final te ODIHR per zgjedhjet e 30 qershorit 2019 i cili thote qarte:

“Pasiguria u rrit më tej nga mosmarrëveshja midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë midis Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

Vetëm Gjykata Kushtetuese është e autorizuar të gjykojë mbi kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës.”

Por Venecia serish nen ngerçin e ” hallit” del edhe kunder vetes sepse ne Opinionin Final nr. 959/2019 thote:

“Dekreti i Presidentit nr. 11199, datë 10.6.2019 dhe Dekreti Nr. 12211, datë 27.6.2021 2019, nuk u kundërshtua siç duhet përpara ndonjë gjykate sipas procedurave kryesore (as përpara Kolegjit Zgjedhor dhe as Gjykatës Kushtetuese). Presidenti nuk kishte asnjë qëndrim dhe nuk u dëgjua në procedurat para KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Këto organe e konsideruan Dekretin e tij të pavlefshëm, për t`u dukur i parëndësishëm”.

Ndersa ne opinionin e dy diteve me pare te 13 tetorit 2021 Venecia ne nje kontradikte vetvrasese thote:

“Vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet”.

Ndersa ODIHR ne opinionin final per zgjedhjet e 30 qershorit 2019 thote:

“Duke iu referuar rastit të kërkesës së Partisë së Uniteti Kombëtar për t’u tërhequr nga zgjedhjet, dhe vendimeve përkatëse të Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ, u vërejtën me shqetësim:

mungesa e paanshmërisë së KQZ dhe votimi i anëtarëve të saj mbi linja partiake;

fakti që gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor janë subjekt i procesit të vetingut, që mund të ndikojë sigurinë e mandatit të tyre dhe potencialisht pavarësinë e tyre në vendimmarrje”.

A i mban mend Venecia Opinionin e saj nr.959/2019 dhe Raportin final te eksperteve te pranuar nderkombetarisht te ODIHR?

Pergjigja eshte sigurisht: PO!

Atehere Pyetja e madhe, qe shtron kushdo eshte:

Çfare halli apo ç’lobim e vuri Venecian ne kete pozicion vertete qesharak sa qe e detyron ti kundervihet ODIHR dhe vetes??

Zgjedhjet moniste te 30 qershorit u zhvilluan pa dekret te Presidentit, me bojkotimin e 85 % te popullit, me nje vote te hapur dhe jo te fshehte pra ishin zgjedhje partiake te rilindjes dhe jo zgjedhje te pergjithshme lokale.

Zjarr Tv Ad