Çfarë i ndodh trupit të njeriut kur ecim zbathur në tokë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Keni provuar ndonjëherë të ecni vazhdimisht vetëm zbathur në sipërfaqen tokësore? Nëse po, nuk jeni të vetmit.

Sipas studimeve të shkencëtarëve, shprehia e tillë mund të jetë zgjidhje potenciale për një sërë problemesh shëndetësore, duke filluar nga sëmundjet kronike degjeneruese, pagjumësia e deri te stresi.

Pra, mjafton t’i vendosni këmbët direkt në sipërfaqen tokësore pa mbathur këpucë apo çorape, dhe ju do të furnizoheni me një sasi të mirë antioksidantësh dhe elektrone që i shkatërrojnë rrezatimet e lira.

Sidoqoftë, shkencëtarët kanë zbuluar se ecja zbathur në tokë ndikon në trupin e njeriut në këto mënyra:

E zvogëlon inflamacionin dhe dhimbjen
Një studim i publikuar në revistën ‘Inflammation’, ka zbuluar se ecja zbathur mund t’i parandalojë inflamacionet kronike dhe sëmundjet autoimune.

E përmirëson qarkullimin e gjakut
Një tjetër studim nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar se një orë e shpenzuar duke qëndruar zbathur mbi sipërfaqen tokësore promovon rritje të dukshme në rregullimin e qarkullimit të gjakut në kokë dhe gjoks, gjë e cila ndikon në riparimin e indeve të lëkurës, në shëndet, vitalitet, fytyrë, etj.

Relaksim më i madh
Studimi i publikuar në ‘Psychology Reports: Mental and Physical Health”, ka zbuluar se duke qëndruar për një orë zbathur mbi sipërfaqen tokësore, ju e zvogëloni stresin dhe e rritni nivelin e relaksimit.

E përmirëson gjumin
Pas eksperimenteve me vullnetarë, shkencëtarët kanë zbuluar se pas 8 javëve, ecja zbathur mund ta përmirësojë ritmin cirkadian (orën tonë biologjike).

Zjarr Tv Ad