Çfarë interesash ka Soros në Shqipëri? Zheji i habitur: E paimagjinueshme, vendi ynë për të ishte një pikë në oqean

0
338
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji foli për Fondacionin Soros në emisionin ‘Pikat mbi i’. Ai theksoi se është e paimagjinueshme që Soros të ketë interesa në Shqipëri, pasi sipas tij është thjesht një pikë në oqean.

‘Një herë kam qëlluar, kur vija nga Roma në Shqipëri, në kohën kur qarkullonte lajmi se kishte ardhur Sorosi, por këta sorosianët shqiptarë e mbanin me agjendë të mbyllur takimin me të. Mbaj mend ka qenë z. Piro Misha, e disa të tjerë, që e shoqëronin. Unë nuk kam kontakte personale dje ishte shumë interesant rrëfimi i Lubonjës se këtu lidhet edhe epërsia që krijoi Rama në marrëdhënie të veçanta, me një figurë si Sorosi”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se Shqipëria për entitetin Sorosian është një pikë në oqean, ndërsa theksoi se habitet për vëmendjen e tij ndaj vendit tonë.

‘Sorosi hyn me Shoqërinë e hapur dhe rreth tij u krijuan shumë sipërmarrje private që mbanin si buxhet paratë e fondacionit dhe duke lexuar edhe akuzat dhe betejën mes Putin dhe Soros, pothuajse e gjithë ekonomia e ish-bashkimit Sovjetik u dominua nga Sorosianët. Sorosi u bë shumë i dashur në perëndim sepse ktheu drejt tregut perëndimor Rusinë dhe thuhet se ka qenë ndërmjetës për bllokimin e armëve të rrezikshme atomike që të mos binin në duar të gabuar. Një kolos kaq i madh që vjen në Shqipëri më duket një paradoks i madh dhe më duket qesharake që thuhet se angazhimi i tij është kaq i rëndësishëm. Që ai të ketë interes ekonomik në Shqipëri më duket fare e parëndësishme”, tha Zheji.

Zjarr Tv Ad