Presidenti serb Aleksandër Vuciç nuk e ka mirëpritur fitoren e Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.
Mininistri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i pyetur se çfarë parathonë për dialogun zgjedhjet e Kosovës dhe nëse votimi i tij me 6 tetor do të ndikojë në raportet e Shqipërisë me Beogradin, pati këtë përgjigje.
Cakaj: Nuk shqetësohem dhe as komentoj çfarë thotë Vuçiç pasi për politikat e tij të brendshme ne nuk mund të ndryshojmë as politikën e jashtme, as relacionet që kemi me Kosovën. Ajo që ka ndodhur në Kosovë meriton dy komente, e para Kosova i dha shembull rajonit sesi organizohen zgjedhjet dhe me çfarë standarti të lartë ndodh ndryshimi i pushtetit.
Së dyti, Kosova dëshmoi se ka një elektorat jashtëzakonisht të pjekur, të përgjegjshëm. Ne mezi po presim të fillojmë bashkëpunimin me qeverinë e re të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë.E njohën apo nuk e njohën disa shtete kjo nuk është çështja jonë, Kosova është realitet objektiv, pavarësia e saj është e pakthyeshme dhe integrimi i dy vendeve është i paalternativë.