Çfarë mund të ndodhë në Partinë Demokratike, a do japë dorëheqjen Basha? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të reja

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar situatë në Partinë Demokratike ku shprehet se zgjedhjet e reja për kryetarin e Partisë Demokratike do t’i jepnin Partisë Demokratke një vrull të ri cilësor në politikën aktuale.

Postimi i Ngjelës:

“Çfarë mund të ndodhë në Partinë Demokratike, dhe çfarë do të sillte dorëheqja e Bashës? A ekziston një kërcënim real i Berishës për të marrë Partinë Demokratike? Berisha duket se nuk ka asnjë mundësi të marrë Partinë Demokratike si kryetar, sepse kongresi i PD-së e ka përjashtuar atë nga Partia Demokratike, dhe ai nuk kandidon dot brenda asaj partie.

Kurse dorëheqja e Bashës do të ishte një akt normal. Ky akt do të sillte një kongres të jashtëzakonshëm të PD për të zgjedhur kryetarin e ri. Kjo është politika: një kryetar që humb befas besimin, jep dorëheqjen, por është në politikë, e cila ia jep të gjitha të drejtat për të provuar të kundërtën para partisë dhe opinionit publik.

Në politikën moderne dorëheqja është akt moral. Kjo është demokracia e brendshme e partisë në një vend demokratik.Ndërsa, në funksion të historisë politike të Shqipërisë, Basha ka vlerë të veçantë, sepse ka përjashtuar Sali Berishën nga Partia Demokratike si person nongrata në Amerikë dhe si antiamerikan.

Kjo është një kohë kur bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është e rrezikuar nga kërcënimi agresiv i Moskës dhe Beogradit; dhe, mbrojtja absolute e Shqipërisë dhe Kosovës, është aleanca e shenjtë Amerikë-Shqipëri.

Kurse, zgjedhjet e reja për kryetarin e Partisë Demokratike, nëse do të ndodhnin, do t’i jepnin Partisë Demokratke një vrull të ri cilësor në politikën aktuale. ka shkruar ai.

Zjarr Tv Ad