Çfarë ndodh me marrëdhëniet me SHBA-të nëse Berisha zgjidhet në krye? Shehu zbulon zhvillimet e ardhshme të PD

0
221
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka dhënë një intervistë për Fax News ku nëpërmjet një lidhje “skype” ai ka folur mbi Kuvendin e mbajtur dy ditë më parë dhe për zhvillimet që e presin partinë Demokratike.

Shehu e konsideroi rikthimin e Topallit si diçka tepër të rëndësishme ndërsa sa i përket zgjedhjeve për kryetar të PD, ai tha se kushdo i cili është anëtar i partisë Demokratike, është i lirë të shpallë kandidaturën e tij.

Sa i përket zhvillimeve të ardhshme, deputeti u shpreh se pas ristrukturimit të brendshëm, gjatë sezonit të verës, PD do të niste përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2023.

Pyetje: Roli i Topallit brenda PD, çfarë pritet të sjellë rikthimi i saj?

Shehu: Tashmë është anëtare e Këshillit Kombëtar, kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë.

Pyetje: Zgjedhjet për kreun e PD, ka kandidatura të tjera në garë?

Shehu: Deri tani, kandidaturën e ka deklaruar vetëm Berisha por është e drejta e gjithsecilit që është anëtar i PD të shpallë kandidaturën për kryetar. Është e drejtë e pacënueshme.

Pyetje: Nëse rizgjidhet Berisha në krye, a do shkatërroheshin lidhjet me SHBA-të?

Shehu: Berisha është i vetmi njeri që mund të krijojë bashkimin dhe zgjerimin maksimal të PD. Nuk mund t’i thuhet dikujt, ik ti se po u fute ti në garë i fiton zgjedhjet.

Pyetje: Një ndër deputetet që nuk pritej të ishte pjesë e Kuvendit, ishte Ina Zhupa, si e keni parë këtë?

Shehu: Deklarata dhe pjesëmarrja e saj ishte diçka normale në Kuvend. Ashtu siç ishte edhe pjesëmarrja e të tjerëve që ishin të pranishëm në Kuvend.

Pyetje: Çfarë pritet të ndodhë në PD, tashmë pas Kuvendit?

Shehu: Si fillim të përfundojë procesi i ristrukturimit të plotë dhe më pas na pret beteja e zgjedhjeve administrative. Shumëshpejt, gjatë verës, do të fillojmëe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Zjarr Tv Ad