Çfarë ndodh nëse Basha nuk e njeh Kuvendin Kombëtar dhe ndryshimin në statut? Përgjigjet Berisha

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar se nëse kreu aktual i PD, Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin Kombëtar dhe ndryshimin në statut, vetëpërjashtohet nga Partia Demokratike.

“Nuk dua të paragjykoj asgjë. Ai që nuk njeh statutin, vetëpërjashton veten, del nga radhët e partisë sepse statuti është Kushtetuta e PD. Pavarësisht deklaratave që janë bërë. Mendoj se çdo demokrat dhe demokrate do të respektojë vullnet të shumicës, do të respektojë statutin dhe forumet e PD, përndryshe zgjedhin rrugën e vetëlargimit, zgjidhje që nuk jua këshilloj sepse siç e dini, një nga ndryshimet themelore të statutit do të jetë pranimi dhe i fraksioneve. Ne, PD do e shtrojmë në shtëpinë e lirisë”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad