Ish-kryeministri Sali Berisha, e konsideron “joligjor” ankimimin që Enkelejd Alibeaj ka bërë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, për të rrëzuar vendimin e shkallës së parë që njohu Komisionin e Rithemelimit si organin e vetëm drejtues të PD.
“Vendimi, firma, ankimimi pa qenë palë është absolutisht joligjor. Ju lexojeni jo një herë për 100 herë Kodin e Procedurës penale. Të besosh se Enkelejd Alibeaj është lideri i PD, mohon në mënyrën më absurde Kuvendin e 11 dhjetorit që e ka shkarkuar atë. Mohon në mënyrë jo logjike 6 marsin dhe verdiktin e qytetarëve atë ditë”, tha Berisha në një konferencë për mediat.
Më tej, Berisha zbuloi dhe se çfarë ka nodhur në mbledhjen 9 orëshe që u mbajt ditë më parë në PD. Ish-kryeministri u shpreh se Enkelejd Alibeaj është përpjekur t’i fusë deputetët disa herë në votim por ata nuk i janë bindur, shkruan neësbomb.al.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:
– Me urdhër të Edi Ramës, institucionet e narkoshtetit janë të afta të bëjnë gjithçka. Për këtë arsye, u detyrova t’i them Enkelejd Alibeajt se për ne t’i nuk je më kryetar i Grupit Parlamentar, sepse ke bërë një gabim shumë të rëndë. Ke paditur Partinë Demokratike. A mund të paraqesë platformë bashkimi një shërbëtor i Edi Ramës?!!! Ideja se mund të mbahet peng dhe të tërhiqet zvarrë PD me “bashkim”, është synim që ta dëmtojë partinë.
Nëse Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Tiranës, çfarë do të ndodhë?
– I gjithë qëllimi i Edi Ramës është të krijohen dy PD. Ka dështuar dhe do dështojë. Nuk ka qëllim tjetër. Të vendosur për të shqyrtuar çdo pretendim në përputhje me statutin e partisë, të vendosur për të krijuar çdo hapësirë të mundshme ligjore për procesin e bashkimit, kjo parti nuk mund të zvarritet nga askush.
A keni ndryshuar qëndrim për vendimin e Gjykatës, pohimi i Gazmend Bardhit
– Vendimi, firma, ankimimi pa qenë palë është absolutisht joligjor. Ju lexojeni jo një herë për 100 herë Kodin e Procedurës penale. Të besosh se Enkelejd Alibeaj është lideri i PD, mohon në mënyrën më absurde Kuvendin e 11 dhjetorit që e ka shkarkuar atë. Mohon në mënyrë jo logjike 6 marsin dhe verdiktin e qytetarëve atë ditë.
Pse nuk i jepni të drejtën Alibeajt për të marrë votëbesim në Grupin Parlamentar
– Unë kam qenë në mbledhje. Ajo zgjati 9 orë. Në mënyrë absolute nuk është bërë asnjë votim. Është përpjek herë pas here Alibeaj që t’i ftojë deputetët të ngrenë dorën, por asnjë dorë nuk u ngrit në atë sallë. Unë po flas atë që ndodhi, se çfarë fantazon zoti Alibeaj pas mbledhjes është punë tjetër.
Ai nuk është kryetar i Grupit Parlamentar. Ju mund të pyesni pse nuk emëroni tjetrin? Sepse tjetri sipas statutit duhet të jetë nënkryetar i PD. Dhe kjo do vendoset pas Kongresit të 30 prillit. Statuti përcakton: Kryetari i Grupit Parlamentar duhet të jetë nënkryetar i PD.