Çfarë ndodh pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet me Iranin? Milo: Do reflektojë në shkallë ndërkombëtare dhe rajonale

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka shpjeguar çfarë ndodh tahsmë që Shqiqpria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

I ftuar në emisionin “Log.” në Abc, Milo shpjegoi se ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike filloi që me ndërprerjen e marrëdhënieve politike, ekonomike apo shkëmbimit kulturor.

Milo tha se nuk është nevoja që të dërgohet një njoftim i veçantë në OKB, ndërsa shpjegoi që ky veprim do ketë infulencë në shkallë ndërkombëtare dhe rajonale.

“Jo, nuk ka nevojë për njoftim. Mbahet shënim por nuk ka nevojë që të dërgohet njoftim në OKB. Ndërpreja e marrëdhëneieve diplomatike fillon që nga ndërprerja e marrëdhënieve politike. Reflekton edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rajonale nga shkalla e influencës që ka një vend mes këtyre të dyve. Për Shqipërinë mund të ketë efekte në konferencën islamike ku Shqipëria është vend anëtar. Sa kohë jemi vend anëtar atje dhe Irani një nga vendet më të fuqishme në këtë organizatë, patjetër që ka mundësi”, tha Milo. /abcnews.al

Zjarr Tv Ad