Çfarë ndodhi? Evi Kokalari i kthehet ashpër nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, ndërhyn menjëherë Eni Vasili

0
1187
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diskutimi për abortin ka shkaktuar debate në studion e emisionit “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24. Evi Kokalari ju kthye ashpër nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, duke e cilësuar helmuese analizën e saj për abortin.

Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesja e emisionit, Eni Vasili, i cili i ka thënë Kokalarit se Ristani është në minorancë, pasi një i ftuar që mbështeste analizën e saj për abortin nuk ka ardhur, për shkak se në momentet e fundit ka rezultuar me koronavirus.

Pjesë nga debati:

Kokalari: Kur ti ngelesh me barrë, është përgjegjësia jote. Kur nuk bën kujdes e bën një fëmijë, është përgjegjësi. Unë më fal që ua them , por është helmuese analiza e saj.

Ndërhyn Eni Vasili: Kokalari mos harro, Ristani është minorancë këtu, të gjitha të tjerat jeni në krahun tjetër, kështu që nuk ekziston fare ajo që thua ti.

Kokalari: Ma shpjego dhe njëherë, cila ishte injorancë nga ajo që thashë?

Vasili: E ke kuptuar gabim, po thoja që është minorancë.

Kokalari: Kjo nuk ka të bëjë me bindjet politike, sepse unë me Mërtirin jemi zënë në cdo studio, por nëse Ristani është minorancë, apo jo lufton me logjikën.

Vasili: Është e padrejtë për Ristanin, është përfaqësuese e një mendimi. Dua të zbuloj tani këtu se është një njeri me Covid dhe mungon këtu, që të ishte në krah të Ristanit. Thjesht rastisi kështu ky panel, që një i ftuar ishte me Covid dhe në momentin e fundit nuk mundi të bashkohej.

Zjarr Tv Ad