Çfarë ndodhi? Jep dorëheqjen Endri Fuga

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa partitë kanë nisur përgatitjet për fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit, kreu i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga ka njoftuar dorëheqjen nga ky institucion.

Fuga shkruan se do të përqëndrohet në fushatën e zgjedhore të PS, dhe ndonëse ligji nuk e pengon vendos, që gjatë kësaj periudhe, të dorëhiqet nga drejtimi i Agjencisë për Media dhe Informim.

“Nga dita e sotme une do te perqendrohem ne fushaten zgjedhore te PS. Ndonese ligji nuk e pengon, nuk do te ishte e ndershme qe teksa angazhohem ne fushaten e nje partie politike te vazhdoja te drejtoja edhe Agjencine per Media dhe Informim, ndaj kam dhene doreheqjen nga kjo detyre. Nderkohe qe bashke do te vazhdojme te komunikojme per te gjitha ceshtjet qe lidhen me fushaten dhe Partine Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbaje Manjola Hasa.”,  shkruan Fuga.

Zjarr Tv Ad