Çfarë ndodhi? Marin Mema ndërpret transmetimin e emisionit

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emisioni “Gjurmë Shqiptare” do të ndërpresë transmetimin e tij përkohësisht.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Marin Mema përmes një postimi në “Facebook”, ku shprehet se emisioni do të ndërpritet për shkak të kampionatit botëror.

“Gjurmë Shqiptare” nuk do të jetë në transmatim deri në datën 24 dhjetor.

Ndër të tjera ai sqaron se kjo nuk është një periudhë pushimi, por do të punojë më shumë për të sjellë tema të forta.

Postimi i plotë i Marin Memës:

“Miq të dashur për shkak të Kampionatit Botëror të futbollit do të bëjmë një ndalesë fare të vogël me “Gjurmë Shqiptare”.

Për të pasur të gjithë hapësirën e përhershme kemi bërë këtë zgjedhje si forma më e mirë për të ruajtur cilësinë e nevojshme.

Do të rikthehemi menjëherë në dt 24 dhjetor me fuqi të reja, tema të forta, kërkime e të vërteta kudo në trojet shqiptare. Sigurisht kjo do të jetë periudhe pune intensive!

Do të vazhdojmë plotësimin e temave të nisura dhe nisjen e të rejave. Një gjë është e sigurt do të kemi dokumentarë të fortë pas kësaj ndalese të vogël.

Misioni vazhdon. Në ndërkohë nuk ndalemi me “Shqipëria Tjetër” çdo të hënë në 20:05.

JU DUA SHUMË dhe Ju falenderoj për mbështetjen.”

Zjarr Tv Ad